Sançez te Junajtid, Mkitarjan tek Arsenali

0

Nuk është e kryer, por thuajse ka marrë fund: Aleksis Sançez do të transferohet te Mançester Junajtid, në këmbim të Henrih Mkitarjan, shkëmbim që pritet të realizohet brenda 24 orëve të ardhshme, thotë trajneri i Arsenalit, Arsen Venger.

Gjithashtu, Venger ka konfirmuar se paga e lartë e Mkitarjanit nuk do të jetë një problem, sepse armeni shihet si zëvendës direkt i Sançezit, edhe në aspektin e pagës.

“Kam punuar në botën e transferimeve për 30 vite, kështu që ka gjasa të mëdha të realizohet, por në çdo moment mund të ndodhë diçka që prish marrëveshjen”, tha Venger.

“Kështu funksionon tregu, ndaj derisa të jetë kryer, duhet të pranojmë që edhe mund të mos realizohet asgjë. Me sa kuptoj, paga nuk është problem për Mkitarjan. Është një shkëmbim kokë më kokë, edhe si rol. Merkato? Do të jemi sërish aktivë këtë janar”.

Arsenali i ofroi kilianit më shumë 1,4 milionë sterlina në muaj, që do të thotë thuajse 17 milionë sterlina në vit, por Sançez refuzoi, që do të thotë se Mançester Junajtid me siguri i ka ofruar një marrëveshje më të mirë. Venger i bën komplimente klubit rival: “Nuk dua të flas për shifra, por kam respekt për Junajtid, sepse i krijon vetë paratë për të paguar lojtarët, me burimet e veta, duke ruajtur bilanc të shkëlqyer. Sançez do të firmosë kontratën e karrierës, sepse është 29 vjeç, por nuk dua ta bëj publike ofertën tonë, edhe pse shkuam në limit me një ofertë të jashtëzakonshme”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.