Sançez prezantohet te Junajtid: Ika nga Arsenali që të përmirësohem

0

Aleksis Sançez është futbollisti më i ri i Mançester Junajtidit. Sulmuesi kilian ka lëvizur në të gjitha ambientet me “Old Traffordit” ditën e djeshme, madje është fotografuar edhe në krah të legjendës, Sir Aleks Ferguson. Ish-tekniku i “Djajve të kuq” ka pasur një takim me lojtarin dhe mediat raportojnë se tekniku skocez i ka uruar fat Sançezit.

Gjithashtu, ylli kilian është fotografuar edhe me uniformën e Junajtidit dhe nuk kishte surpriza. Sançez ka veshur uniformën me numrin shtatë dhe ka përfituar nga rasti duke bërë edhe një “selfie”. Gjithsesi, zyrtarizimi i tij u bë vetëm në mbasditen e ditës së djeshme, pavarësisht se lojtari ka qenë në “Old Trafford” që në orët e para të mëngjesit.

Pasi ka shëtitur në ambientet e “Old Trafford”, Sançez është takuar edhe me ish-teknikun e Junajtidit, Aleks Ferguson. Të dy janë fotografuar në krah të njëri-tjetrit dhe mësohet se Ferguson i ka uruar fat lojtarit më të ri të “Djajve të kuq”. Sançez foli edhe fjalët e tij të para si futbollist i Junajtidit. “Jam i lumtur që po i bashkohem klubit më të madh në botë. Kam kaluar 3 vite e gjysmë fantastike tek Arsenali dhe kam marrë me vete shumë kujtime të paharrueshme. Mua mu dha shansi të luaj në një nga stadiumet dhe ekipet më legjendare në botë, dhe nuk mund të refuzoja. Edhe fakti që do të punoj nën urdhrat e trajnerit më të mirë në botë luajti një rol kyç në vendimin tim. Po iki që të përmirësohem, ashtu si bëri një legjendë e Arsenalit, Tieri Henri”,- u shpreh Sançez. 29-vjeçari është lojtari i parë kilian që vesh fanellën e Mançester Junajtidit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.