“Sançez do të rikthehet”, legjenda e Junajtid mbron dështimin e “Djajve”

Aleksis Sançez nuk ka qenë vetvetja në Mançester. Kiliani ka shënuar vetëm tre gola gjatë dy sezoneve të fundit në Premier Ligë. Qëndrimi në stol e ka shoqëruar shumicën e kohës. Ai nuk ka asnjë lidhje me lojtarin që ishte në Arsenal apo Barcelonë.

Kjo situatë ka sjellë idenë e largimit të tij në verë. Juventusi është ekipi, që ka shfaqur interes për të si zëvendësues i Paulo Dibalës në rast largimi. Mëgjithatë ka nga ata që mendojnë se Sançez mund të rikthehet në versionin e tij më të mirë edhe në “Old Trafford”.
Andi Kol, ish-sulmues i “Djajve” thekson se kiliani mund të kthehet në formë sezonin e ardhshëm. Anglezi mendon se talenti i sulmuesit qëndron aty dhe nuk mund të kthehet në lojtar të dobët aq papritur.

“Nuk mund të kthehesh në një lojtar i dobët brenda natës. Situata e Sançez ngjan me atë të Torres para disa sezonesh, kur u transferua te Çelsi. Megjithatë, them se kiliani do të kthehet i njëjti që ishte te Arsenali. Shpresoj të qëndrojë në Mançester dhe të vërtetohet kjo”, u shpreh ish-ylli i Junajtid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *