San Marino “e fiksuar” të luajë miqësoret me Shqipërinë dhe Italinë: Duam në qershor, po ata kanë kampionatet

San Marino kishte gjetur kundërshtarë mjaft dinjitozë për të zhvilluar miqësoret në këtë periudhë, për të testuar gjendjen e lojtarëve me Kombëtare që i ka sipër vetes. Shqipëria, Letonia dhe Italia do të ishin rivalët e modestëve në këto përgatitje që do të ishin të shtrira në tre muaj. Dy takimet e para do të zhvilloheshin në fundin e marsit, ndërsa përballja me Italinë në 29 maj.

“San Marino RTV” ka zbuluar se në mbledhjen e fundit në Amsterdam, atje ku u hodh shorti për Ligën e Kombeve, u diskutua me palën shqiptare që gjendej atje për ta zhvendosur takimin në vendin tonë. Pra ndeshja do të luhej në Shqipëri dhe jo siç ishte planifikuar më parë, por pas përhapjes së epidemisë, u anulluan të gjitha planet.

“Tani sipas hapësirës aktuale ngelen 10 ditët e para të qershorit që janë të lira për të zhvilluar ndeshjet. Ne me Shqipërinë kishim diskutuar në Amsterdam që ta zhvendosnim përballjen, por u ndal futbolli në Europë. Në ditët e para të qershorit ata kanë kampionatin për të zhvilluar dhe nuk kanë hapësirë për të programuar ndeshjen.

Nuk ka asnjë njoftim zyrtar, por ka mundësi që edhe me Italinë të anullohet miqësorja. Pas shtyrjes së kampionatit Europian, edhe në Itali do t’i jepet prioritet pikërisht këtyre mbylljeve të kampionatit të vendit”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *