Sampdoria nis të shpenzojë, rikthen në Itali një “interist”

Xheizon Murijo rikthehet në kampionatin italian pas dy vitesh qëndrim në Spanjë. Qendërmbrojtësi kolumbian mbërriti ditën e djeshme në Itali, ku do të firmosë me Sampdorian. Kartoni i 27-vjeçarit i ka kushtuar 14 milionë euro skuadrës nga qyteti i Xhenoas.

Murijo do të zëvendësojë të larguarin Joakim Andersen, i cili u shit një ditë më parë për 30 milionë euro te francezët e Lion. Në fjalët e tij të para për gazetarët, kolumbiani tha: “Sampdoria është një ndër ekipet më të rëndësishme në Itali. Do të jap më të mirën për skuadrën”.

Dy vite më parë Murijo u ble nga Valencia për 13 milionë euro. Eksperienca në Spanjë nuk kënaqi të dyja palët dhe “divorci” i tanishëm nuk ka surprizuar askënd. Tani nis një aventurë e re në Itali sërish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *