Sampdoria e zyrtarizon, Torreira tek Arsenali për 30 milionë €

0

Unai Emerit po i shtohet javë mbas jave kontingjenti  te skuadra e “topçinjve” të Londrës. Pas afrimeve të Lenos, Lishtajner dhe Sokratis, vjen edhe blerja e uruguaianit Lukas Torreira nga radhës e Sampdorias, një operacion ky që ka kushtuar 30 milionë euro.

Mesfushori bëhet blerja më e shtrenjtë e Arsenalit gjatë kësaj merkatoje dhe pritet që Torreira të jetë një titullar i padiskutueshëm në mesfushën e londinezëve përkrah Granit Xhakës dhe Aron Ramsejt.

Objektivi parësor i Arsenalit për sezonin 2018/19 është renditja  në  katërshen vendeve të para e si rrjedhojë kualifikimi në Champions League, kompeticion ky që i mungon “topçinjve” prej dy sezonesh.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.