Sampaoli përkëdhel Mesin: Argjentina, më shumë e tij se e imja

Horge Sampaoli ka folur për mediat para miqësores kundër Italisë dhe mjaft interesante ishin deklaratat e tij në lidhje me Leo Mesin. Trajneri i Argjentinës e ka të qartë se shanset për sukses në Botëror varen nga ylli i Barcelonës, sepse nëse ai arrin të japë 100%, atëherë gjithçka bëhet e thjeshtë për ekipin.

“Nëse Leo është mirë, do të jetë Argjentina e tij, me shumë sesa e imja. Mesi ka arritur maksimumin e pjekurisë dhe përgjegjësisë, i jep forcë çdo shoku skuadre. Ai është në çdo plan tonin dhe i japim një rëndësi vendimtare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *