Sampaoli kritikon Dibalan, vjen përgjigja nga vëllai i yllit të Juventusit

Ditën e djeshme trajneri i Argjentinës Horge Sampaoli lëshoi disa deklarata të forta në lidhje me Paulo Dibalan dhe Mauro Ikardin, të cilët kanë mbetur jashtë kombëtares dhe duket se nuk do të shkojnë në Kupën e Botës.

“Mendonim se Dibala ishte një lojtar i nivelit shumë të lartë, por ndoshta nuk është përshtatur me idenë tonë të lojës ose nuk e ka kuptuar çfarë duam prej tij”, tha Sampaoli në prag të Itali-Argjentinë në Mançester, sot në mbrëmje.

Natyrisht, deklaratë që ka zemëruar familjen e Dibalas, sidomos vëllain e tij Gustavo, që është njëkohësisht edhe agjent i yllit të Juventusit. Në Twitter Gustavo ka postuar për pak orë një mesazh: “Çfarë hidhërimi, kjo Kombëtare është ndërtuar nga drejtuarit dhe gazetarët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *