“Samba” Kukësi, vjen sulmuesi Kruz

0

28-vjeçari Leomir Soarez Kruz luan si sulmues i dytë dhe pritet të formojë dyshen e këtij reparti me bashkëpatriotin e tij, Lima

 Leomir

Florian Behlula

Nënkampionët e vendit bëjnë dhe një tjetër goditje në merkato, e cila dje kishte afatin e fundit të shit-blerjeve të lojtarëve. Radhët e verilindorëve u shtuan me brazilianin Leomir Soarez Kruz, i cili rrit numrin e futbollistëve që vijnë nga vendi i sambas te Kukësi. Në ndeshjen e fundit me Skënderbeun, kuksianët patën probleme në sulm dhe pikërisht përforcimi është në këtë repart. 28-vjeçari luan si sulmues i dytë dhe pritet të formojë dyshen me bashkëpatriotin e tij, Lima. Në karrierën e tij Kruz ka luajtur në kampionatin brazilian me disa skuadra si Marrilla, Botafogo, Mogi Mirim, Mirasol dhe Ituano. Kjo për të është eksperienca e parë jashtë Brazilit, por në fakt te Kukësi ai mund të ndjehet si në shtëpinë e tij. Kjo pasi janë një “koloni” futbollistësh brazilianë nën urdhrat e trajnerit Marcelo Troisi dhe përshtatja pritet të jetë e lehtë për Kruz. Madje, ai ka fatin që nuk do të vihet menjëherë në provë, por do të stërvitet disa ditë me ekipin përpara ndeshjeve zyrtare. Superliga do të ndërpritet për dy javë për shkak të ndeshjeve të Shqipërisë për eliminatoret e Kampionatit Europian “Francë 5016” me Danimarkën dhe Portugalinë, ndaj dhe braziliani do të ketë kohën e mjaftueshme për t’u përshtatur me grupin. Ndërkaq, i vetmi problem është zbatimi i rregullores së Federatës Shqiptare të Futbollit për numrin e lojtarëve të huaj që mund të luajnë njëkohësisht në një ndeshje. Sipas rregullores së FSHF-së, gjatë një ndeshjeje kampionati apo Kupe nuk mund të luajnë më shumë se 5 futbollistë të huaj njëkohësisht dhe duke qenë se te Kukësi ky numër është i madh, atëherë konkurrenca për një vend në formacion do të jetë e madhe. Gjithsesi, do të jetë trajneri Troisi që së bashku me stafin teknik do të formojë formacionin ndeshje pas ndeshjeje, ndërsa presidenti Gjici e bëri detyrën e tij, duke bërë dhe një tjetër goditje në merkato.

 

7 Brazilianë

ka në organikën e saj skuadra kuksiane; Xheferson, Moreira, Flores, Karioka, Birungueta, Lima dhe së fundi vjen dhe Kruz

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.