Salvini e kërcënoi, Baloteli i përgjigjet: Merru me problemet e vërteta

Mario Baloteli dhe ministri i punëve të brendshme në Itali janë vënë në konflikt prej disa ditësh. Futbollisti italian i ofroi një personi 2000 euro për të zhytur në det me një motor. Gjithçka u filmua në video që më pas u përhap me shpejtësi në internet.

Salvini më pas reagoi duke thënë se do ta kishte arrestuar direkt ish-sulmuesin e Milanit për këtë veprim që ndot ambientin. Nuk ka munguar as kundërpërgjigja e Balotelit, i cili i ka dhënë një këshillë politikanit italian.

28-vjeçari ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet një tubacion ujërash të zeza që shkarkohen në bregdetin italian. Në mbishkrim “Super Mario” ka shkruar: Përqendrohu te problemet e vërteta, apo mos ndoshta duhet të jem unë ai që duhet të ndërhyj menjëherë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *