Salihi pushton “kështjellën” bardheblu, titulli vendoset javën e ardhshme

0

Tashmë mund të thuhet me plot gojën: javën e ardhshme Kukësi-Skënderbeu do të japë titullin kampion. Ndoshta në teori nuk do të mbyllet aty, por një fitore e Kukësit do të mbyllë gjithçka dhe një fitore e Skënderbeut pothuajse do ta mbajë titullin e radhës në Korçë. Barazimi nuk do të zgjidhë gjë, por Kukësi do të shkojë në Gjirokastër dhe një fitore aty i jep titullin.

Sot Skënderbeu mundi 1-0 Tiranën, në një sfidë të zjarrtë, me shumë lojë e shumë polemika.

Vendosi një 11-metërsh nga Salihi në minutën e 84-t, për një faull në zonë që u kundërshtua gjatë nga bardheblutë.

Në fakt, që në pjesën e parë mund të ishte dhënë një penallti neto në favor të Skënderbeut, por arbitri gaboi, por nuk e fali më Tiranën në fundin e takimit.

Salihi me qetësi, nuk gaboi, edhe pse Ilion Lika e preku topin, ndërsa korçarët festojnë një fitore tepër të vuajtur, ndaj një Tirane befasuese, që luajti shumë mirë.

Kategoria Superiore – Java 34

Skënderbeu – Tirana        1-0

Shënues: Salihi 84′ pen.

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Muzaka (Ogunxhimi 76′), Gavazaj, Orelesi, Latifi, Xhejms, Salihi (Gripshi 90’+4). Trajner: Ilir Daja

Tirana: I. Lika, Doka, Teqja, Turtulli, Hoxhallari, Daja, Akua (Gilman Lika 90′), Karabeci, Taku, Mervejl, Sise (Moise 62′). Trajner: Mirel Josa

Kartonë të verdhë: Latifi 8′, Orelesi 35′, Salihi 90’+4 / Teqja 19′, Mervejl 19′, Hoxhallari 59′, Turtulli 69′

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image