Salihi nuk u gëzohet golave austriakë: I falja të gjithë për të shpëtuar Vllazninë

0

Hamdi Salihi shënon gjithmonë, nuk ka rëndësi fanella e mosha. Nuk shënon prej vitesh për Vllazninë e tij, por nuk ka faj qe Vllaznia është kthyer në një klub provincial, në organizim e në financa.

Në një intervistë për Supersport, 34-vjeçari tregon pengun e tij, që është Vllaznia, klubi legjendar që vetëm me një mrekulli do të mbijetojë në Superiore.

“Nuk di si mund te përfundojë kështu një ekip i tillë. Zhgënjimi dhe ndjenja e fajit ose e përgjegjësisë është shumë e madhe, do dhuroja gjithçka, cilindo prej golave të mi, vetëm të kisha mundësinë të bëja dicka që Vllaznia dhe qyteti të mos ishin në këtë situatë”.

A do kthehej Salihi në Superiore? Në rast të mrekullisë së shumëpritur në Shkodër dhe nëse ekipi e thërret për t’u ringritur, Vllaznia është e vetmja që mund ta bëjë të ndryshojë mendim.

“Është pak e vështirë të përgjigjem për momentin, por nëse do të ishte vërtet e domosdoshme, do të jetë zgjedhja ime e parë dhe do të bëja gjithçka të jepja edhe unë ndihmesën time. Indirekt ndihem fajtor se jam aktiv në futboll dhe unë vetë s’kam mund të bëj sado pak ta ndihmoja. Nga sezoni në sezon, nga viti në vit nuk kam parë reagime për të mësuar nga gabimet. Mosbesimi se ndonjëherë Vllaznia do të gjendjej në këtë situatë. Shumë kemi menduar se fanella, emri dashuria e qytetit për futbollin nuk e do e linin ekipin të mbërrinte në këtë situatë dhe kjo i vendosi të gjithë në gjumë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.