Salihi kujton të shkuarën: Europiani është pengu i kaluar, krenohem që dërgova Shqipërinë në Francë

Një karrierë e mrekullueshme është ajo e Hamdi Salihit si futbollist, ndërsa aktualisht po e ndihmon Kombëtaren si ndihmës i trajnerit. Më veçanërisht duke u marrë me aspektin e sulmit, që lojtarët të kordinohen më thjeshtë.

Në një intervistë për “Supersport”, Salihi ka kujtuar edhe kohët e shkuara. Për ta nisur që nga ai peng i Europianit të Francës, ku De Biazi nuk e grumbulloi këtë sulmues për të arritur historinë e aq shumë kërkuar me Kombëtaren.

“Tek kombëtarja ka lojtarë më të përgatitur nga ana fizike se unë dikur. Mendoj se nuk mund të futësh një sulmues në fushë vetëm për të bërë gola por duhet të punojë shumë edhe me pjesën mbrapa të ekipit. Më ka ardhur keq që nuk isha pjesë e Europianit, por e kam kaluar. Tani e kuptoj edhe si trajner cfarë do të thotë për të zgjedhur 11 lojtarë që do përfaqësojnë ekipin e jo më t’i thuash një lojtari që do jesh në tribunë siç mu tha mua nga De Biasi.

Mund të them që jam shumë krenar që kam qenë pjesë e grupit që e dërguan Shqipërinë në Europian. Sa i përket trajnerit Reja ia kam thënë vet atij që është një njeri që duhet t’i besohet. Unë jam i mendimit që ka bërë një punë të mirë dhe e shoh që lojtarët janë më shumë të qartë tani për gjërat në fushë, është i thjeshtë dhe lojtarët e kuptojnë. Nuk e ngarkon një lojtar me 100 gjëra por ja bën më të thjeshtë pozicionin në fushë”, ka thënë Salihi. /Sport Ekspres/