Salihi gati, biletat drejt mbarimit

0

Dilema e vetme e Skënderbeut në prag të ndeshjes së sotme kundër Kukësit duket se ka marrë fund, sepse Hamdi Salihi do të luajë. Sulmuesi ka vendosur të zbresë në fushë, duke sakrifikuar, pasi ka gjithë javën që vuan nga një dëmtim që e ka vënë në dyshim praninë e tij.

Vendimi i shkodranit është që të luajë dhe Daja do ta hedhë në fushë nga minuta e parë, edhe pse stafi mjekësor nuk është fort i bindur. Me Salihin, formacioni është i ditur tashmë, sepse Shehi, Vangjeli, Osmani, Jashanica, Mici, Orelesi, Lilaj, Predesku, Xhejms e Latifi janë përzgjedhur nga trajneri për ndeshjen e sotme.

Presidenti Ardjan Takaj ka që të mërkurën në darkë në Korçë, ndërsa interesimi në qytet është maksimal. Rreth 5 mijë bileta janë nxjerrë në shitje, ndërsa një mijë vende do të qëndrojnë bosh, për shkak të strukturës së stadiumit, me tifozët e Kukësit që do të qëndrojnë në tribunën anësore nga veriu i stadiumit. Situatë paradoksale, që në një stadium të vogël për ndeshje kaq të rëndësishme të qëndrojnë 1.000 vende bosh!

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image