Salcburgu mbas Berishës gati të shesë dhe talentin kroat

Skuadra austriake ka zhvilluar një sezon fantastik, që u mbyll me titullin kampion dhe arritjen deri në fazën gjysmëfinale të Europa League për herë të parë në historinë e klubit.

Ecuria e mirë nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendjen e klube të mëdha nëpër europë. Igli Tare goditi i pari duke transferuar në Itali mesfushorin Valon Berisha për tetë milionë €, ndërsa tani radhën e ka dhe talenti kroati Duje Çaleta-Car.

Qendërmbrojtësi 21-vjeçar është 3 sezonesh një titullar i padiskutueshëm, dhe për të ka ardhur një ofertë prej 20 milionë eurosh nga francezet e Marsejës. Në rast se transferimi ndodh, kroati do të bëhet transferta e dytë më e shtrenjtë në historinë e Bundesligës austriale mbas asaj të Sadio Manes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *