Salah shpërthen: Ka lojtarë që krenohen me aq gola sa kam shënuar unë

Mohamed Salah ishte protagonist pasditen e sotme në fitoren e Liverpulit ndaj Totenhemit, ku te rasti i golit vendimtar, ishte ai që goditi topin, që pasi u prit nga Loris, shkoi në rrjetë pas devijimit të pafat të Aldervireld.

Pas ndeshjes, egjiptiani foli për mediat, ku bëri edhe ironi, në lidhje me formën dhe sezonin që po kalon. Gjithashtu, Salah foli dhe për sa i përket titullit, ku deklaroi se do të bëjë gjithçka që tifozët të festojnë në fund titullin, që e presin dëshpirimisht.

“Ka lojtarë me të njëjtën sasi golash sa unë, të cilët po kalojnë sezonin e tyre më të mirë, ndërkohë që unë, supozohet që po kaloj një sezon të keq. Dua të fitoj Premier Ligën, kjo është e rëndësishme. Tifozët na ndihmuan shumë. E duan dëshpirimisht fitimin e titullit dhe do të bëjmë gjithçka që kjo gjë të ndodhë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *