Salah shkel ligjin, Liverpuli shkon në polici

Një ngjarje që ne nuk na bën asnjë përshtypje, pasi e shohim përditë, në Angli është kthyer në një çështje serioze.

Mohamed Salah është në telashe, pasi pas ndeshjes kundër Uest Hemit fundjavën e shkuar është filmuar duke përdorur telefonin celular duke qenë në timon.

Në fakt, në video duket Salah me telefon në dorë, ndërsa e ka ndalur makinën dhe tifozët i kërkojnë autografe, por me sa duket edhe një veprim i tillë qenka i ndaluar.

Në media lajmi është raportuar gjerësisht dhe Salah este kritikuar ashpër nga shumë njerëz, pasi futbollisti egjiptian shërben si një model për mijëra fëmijë e të rinj dhe skena të tilla duhen evituar. Ndërkaq, ka edhe shumë njerëz që nuk shqetësohen aspak, duke theksuar që Salah ishte me makinë të ndaluar.

Ndërkaq, Liverpuli e ka marrë seriozisht çështjen dhe ka kontaktuar policinë e Liverpulit, duke marrë vetë masa për këtë histori, edhe pse Salah rrezikon gjobën dhe heqje pikësh në patentë, nëse konsiderohet shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor. Nga drejtuesit e klubit anglez nuk ka ende asnjë qëndrim zyrtar, por fakti që kanë denoncuar vetë ngjarjen tregon që nuk do të lejojnë më skena të tilla nga lojtarët e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *