Salah “mbreti” i Anglisë, votojnë futbollistët

Mohamed Salah është shpallur Futbollisti më i mirë i Premier Ligës angleze. Votimi është kryer nga futbollistët e Premier Ligës, ndërsa egjiptian ka fituar me shumicë votash, duke lënë pas Kevin De Brujnen dhe Herri Kejnin.

Për Salah ka qenë një sezon spektakolar, në rekorde golash, ndërkohë që ka edhe disa ndeshje kohë për t’u bërë shënuesi më i mirë në historinë e Premier Ligës në një sezon.

Nëse më pas Liverpuli fiton Champions League, egjiptiani bëhet pretendent serioz për Topin e Artë.

Ndërkaq, i riu më i mirë i Premier Ligës është shpallur Leroj Sane i Mançester Sitit.

Është shpallur edhe formacioni më i mirë i Premier Ligës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *