Salah e pëson si Ronaldo, në Egjipt e nderojnë me statujën “makabër”

Vite më parë mori bujë lajmi i statujës që u vendos në nder të Kristiano Ronaldos në aeroportin e ishullit të Madeiras. Skulptori qartazi nuk kishte bërë një punë shumë të mirë dhe këtë e tregon qartë dhe reagimi i yllit portugez që fillon të qesh pak sekonda pasi e sheh. Të njëjtin trajtim ka pësuar dhe egjiptiani Mohamed Salah.

Një statujë e sulmuesit të Liverpulit u vendos në “Sharm al-Sheikh”, aty ku po zhvillohet dhe forumi botërori i rinisë. Duhet thënë se statuja nuk ka ndonjë ngjashmërinë me futbollistin. Fotot e “veprës së artit” kanë bërë xhiron e botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *