Salah dhe Egjipti, sherr për imazhin e sulmuesit

Mohamed Salah është futur në sherr me Federatën Egjiptiane të Futbollit, aq sa tashmë flitet se mund të mos shkojë fare në Kupën e Botës, edhe pse kjo duket e tepruar.

Faji është i një sponsori: sulmuesi i Liverpulit është imazhi i kompanisë Vodafone, që i paguan miliona euro, por ndërkohë kombëtarja egjiptiane ka si sponsor kompaninë telefonike We dhe federata po përdor imazhin e Salah për të reklamuar kombëtaren dhe kompaninë We.

Kjo ka bërë që agjenti i Salah të nisë luftën me federatën dhe në Egjipt është kthyer në një çështje kombëtare, pasi të gjithë janë kundër federatës. Me siguri një zgjidhje do gjendet, sepse edhe kompania We nuk ka interes që të ndërtojë një imazh kaq negativ për veten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *