Sala tregon Ilirinë, nga rrogat te synimet e merkatos

Bujar Balliu

Fatmir Sala është trajneri që i ka kushtuar jetën futbollit në Fushë-Krujë, madje edhe duke kontribuar shumë në rritjen e parametrave të infrastrukturës, por edhe cilësisë sportive ndër vite me radhë. Te Iliria ka afro dy dekada që punon si trajner, ndërsa këtë sezon skuadra nuk ka pasur një ecuri shumë pozitive. Megjithatë, tashmë që kampionati është ndërprerë për shkak të festave të fundvitit, trajneri Fatmir Sala në një intervistë që ka dhënë për “Sport Ekspres”, ka folur për ecurinë e skuadrës në gjysmën e parë të garës, por edhe për synimet e së ardhmes…

  • E mbyllët me një humbje që nuk pritej, cilat ishin shkaqet sipas jush?

Mobilizimi, sepse lojtarët e morën lehtë kundërshtarin. Kjo na bëri që të humbnim këtë ndeshje, për të cilën nuk kam fjalë…

  • 2017-ta, vit i dështuar apo… sipas jush çfarë vlerësimi merr?

Objektivi që ne i kemi vënë vetes në këtë sezon ishte një vend komod në klasifikim, që të paktën të mos ishim skuadra që rrezikohej . Aktualisht jemi në vendin e 7-të që do të thotë se nuk jemi brenda objektivave, pasi vetëm pak pikë na ndajnë nga fundi.

  • Është e vërtetë që ka probleme me pagat?

Ka pasur vonesa, por fondi është miratuar dhe ka kaluar plan të dytë futbolli pasi fondi ka kaluar tek përmbytjet dhe pritet që të kalojë shumë shpejt. Siç e thashë ka pasur pengesa artificiale.

  • Pas kësaj humbje, do ketë masa ndëshkimore ndaj futbollistëve?

Po, do të ketë, të gjithë ata që ishin të papërgjegjshëm në ndeshjen e fundit do të kenë masa, madje deri në largim nga skuadra.

  • Jemi në merkato, cilat janë synimet e Ilirisë?

Më këto rezultate që ne kemi marrë, normal që do të hyjmë në merkato. Të gjitha reparte në të cilat kanë pasur mangësi, do ndërhyhet dhe do synohet nga një përforcim në çdo repart.

  • Çfarë prisni të ndryshoni në 2018-ën?

Të ngjisim sa më shumë shkallë, të mos bëjmë më ato gabime që bëmë në 2017-ën, dhe t’i largohemi sa më shpejt dy vendeve të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *