Sakrifikoi për Atalantën, operohet Berat Gjimshiti

0

Ditën e djeshme në momentin që u zyrtarizua lista e të grumbulluarve të Kombëtares sonë, ranë në sy mungesat e Tomas Strakoshës dhe Berat Gjimshitit.

Pikërisht për këtë të fundit, trajneri Edi Reja u pyet në konferencë, me këtë të fundit që sqaroi se Gjimshiti do të kryente një operacion, pasi vuante nga një dëmtim.

 

View this post on Instagram

 

OP done ?? time for recovery now ??? ???

A post shared by Djimsiti Gjimshiti Berat (@djimsitiberat) on


Operacioni duket se ka shkuar me sukses për gjigantin e mbrojtjes tonë, i cili ka postuar ditën e sotme dhe një foto në llogarinë e tij në “Instagram”, ku ka shkruar se operacioni është kryer me sukses dhe se tani është koha për t’u rikuperuar.

Gjimshiti duhej ta bënte ndërhyrjen prej kohësh, por mbrojtësi ka sakrifikuar për Atalantën e tij, pasi bergamaskët vuanin nga shumë mungesa në prapavijë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.