Sakrifica e Hasanit, hoqi dorë nga paga për të ikur në Iran

Edon Hasani është zyrtarisht i Sepahanit në Iran, ku do të debutojë në janar. Klubi iranian, ku më parë ka luajtur me sukses Xhevahir Sukaj, po paraqitet shumë dobët këtë sezon dhe ka vendosur të përforcohet, ndaj ka firmosur edhe me mesfushorin e Vllaznisë.

Hasani u largua mes polemikave, sepse Vllaznia nuk i kishte dhënë leje, ndaj u rrezikua deri përballja në gjyq. Megjithatë, Hasani u largua edhe për faktin se nuk është paguar për tre muajt e fundit të sezonit aktual.

Ai i ka lënë pa marrë ato paga, vetëm e vetëm që të largohet, duke u dhënë Vllaznisë jo vetëm 12 milionë lekë (të vjetra) të pagës prej 4 milionësh që merr në muaj, por edhe 3 milionë shtesë, gjobë e klubit për largim pa leje.

Te Sepahani, ku firmosi për një vit e gjysmë, Edon Hasani do të përfitojë rreth 100 mijë euro në sezon, ndaj është e qartë që sakrifikimi i rreth 11 mijë eurove ia vlente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *