Saki: Në Itali kanë shumë gjëra të paqarta, ja si luftohet kundërshtari!

Futbolli italian prej kohësh po has probleme dhe nuk është në nivelet e kampionatit spanjoll apo atij anglez. Lavdia e Serie A dhe klubeve italiane ka humbur shumë.

Lidhur me këtë çështje ka folur legjenda Arrigo Saki, i cili i ftuar në një emision sportiv në “Rai Sport” deklaroi se janë shumë gjëra që në Itali nuk i kanë ende të qarta.

“Çfarë ka mbetur nga ajo që i mësova unë Milanit? Pak, sepse kanë kaluar plot 30 vite që nga ajo kohë. Sot luhet me ritme të larta, kështu që shpresoj të ketë ndryshim edhe pse Italia po mundohet shumë të ndryshojë mënyrën e lojës.

I kemi dhënë shumë krenari futbollit italian. Ne ishim shumë të bindur që mënyra më e mirë për të ndalur dhe luftuar kundërshtarin ishte loja dhe të luash mirë. Kjo është diçka që në Itali ende nuk e kanë të qartë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *