Saki këshillon Sarrin për Ikardin, befason me deklaratën e tij

Mauro Ikardi do të largohet nga Interi dhe Juventusi është opisoni më i mundshëm për të vazhduar karrierën. Argjentinasi sezonin e fundit ka qenë një nga futbollistët më problematik dhe duke iu shtuar kapriçot e bashkëshortes Vanda Nara, për Interin është bërë i papërballueshëm.

Në lidhje me mundësinë e transferimit të Ikardit në Torino nuk mund të shpëtonte pa u pyetur një nga legjendat e trajnimit italian e botëror, Arrigo Saki. Ai mendon se ardhja e Ikardit në Torino do të shtonte problemet dhe do e fuste Sarrin në telashe. Gjithashtu do të mbulonte hapësirat e Kristiano Ronaldos në fushë.

“Ikardi është një specialist në rolin e tij, por te Juve i do i duhet të luftojë brenda konceptit të futbollit total. Përveç kësaj, ai do të zërë shumë hapësira që lihen të lira për Ronaldon në mënyrë që të thyejë linjat për të hyrë në zonë. Sarri është një trajner i madh me aftësi të mrekullueshme për t’i mësuar lojtarëve gjëra të reja. Megjithatë, pyes veten se përse ai dëshiron të krijojë më shumë probleme”, deklaroi ish-strategu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *