Saki: Berluskoni, një gjeni që i dha jetë Milanit

0

Suksesi i Milanit nën drejtimin e Berluskonit ka nisur me një njeri që revolucionarizoi futbollin jo vetëm në Itali, por në mbarë Evropën, Arrigo Saki. Ishte ai që i dha trofeun e parë Milanit të Berluskonit, në sezonin 1986-1987 kur fitonte kampionatin italian. Dhe Arrigo Saki ka folur ndër të parët pas lajmit për zyrtarizimin e kalimit të aksioneve të Milanit nga Silvio Berluskoni tek Li Jonghong.

Duke folur për mediat italiane, Arrigo Saki ka thënë: “Më vjen vërtet keq, sepse bashkë me largimin e Berluskonit nga Milani largohet dhe një pjesë e jetës sime sportive. Pas këtij lajmi ndej po aq shumë dhembje dhe trishtim sa dhe Berluskoni apo Galiani, edhje pse jam prej kohësh larg Milanit. Po flasim për persona ndaj të cilëve ndihem borxhli. Ata meritojnë të gjithë mirënjohjen time, respektim tim dhe të gjithë popullit të Milanit, sepse ata kanë dhënë jetën e tyre për këtë klub, duke e kthyer në një prej kolosëve të futbollit botëror. Një klub me historinë e vet, me stilin e vet vjen përpara gjithçkaje tjetër.

“Milani i vitit 1989 njihet nga të gjithë si skuadra më e madhe e të gjithë kohërave dhe për këtë një meritë e madhe i shkon Silvio Berluskonit dhe Adriano Galianit. Kemi fituar së bashku titullin e parë kampion në Itali dhe ka qenë një emocion i paharrueshëm. Ajo çfarë e bën më të madh Berluskonin është se ai nuk luante vetëm për të fituar, ai luante dhe për t’u argëtuar. Gjithnjë dëshironte që Milani i tij të argëtonte tifozët. Për të, një fitore e shëmtuar nuk ishte një fitore. pikërisht për këtë iste një hap përpara të gjithëve, ai ishte një gjeni.”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here