Sakaj: Skuadra e konsoliduar, merkato me pikatore

0

Oriku bëri një sezon të suksesshëm vjet, duke e mbyllur kampionatin në vendin e tretë. Tashmë të gjithë janë me pushime, por ato do të përfundojnë shpejt. Kështu shprehet trajneri Artan Sakaj, i cili po përgatitet të nisë nga puna në ditët e para të muajit korrik.

“Skuadra vazhdon pushimet dhe së shpejti drejtuesit e klubit do mblidhen për të përcaktuar gjithçka në nisje të sezonit të ri. Besoj se në ditët e para të muajit korrik skuadra e Orikut do të nisë përgatitjet për sezonin e ri”, u shpreh Sakaj fillimisht për SportEkspres.com.

Sa i takon merakos, ish-mbrojtësi i Flamurtarit deklaron: “Merkato është domosdoshmëri në çdo periudhë, por ne e kemi të konsoliduar skuadrën. Nuk kemi nevojë për shumë ndërhyrje. Maksimumi do të shohim për ndonjë sulmues, por edhe për këtë pasi të flasim me drejtuesit e klubit për piketat e merkatos”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.