Sakaj gjen “fajtorët”: Na kanë penalizuar terrenet dhe dëmtimet

Në 14 javët e luajtura në Kategorinë e Parë, skuadra e Orikut si debutuese u rendit në vendin e 6-të me 18 pikë, duke lënë pas skuadra si Apolonia, Tomori dhe Elbasani. Por trajneri Artan sakaj, deklaroi për SportEkspres.com se nuk është i kënaqur me këtë renditje.

“Me punën që kemi bërë, skuadra e Orikumit duhet të ishte në pozicione më lart në renditje, pse jo në pesë skuadrat e para të Grupit B. Ndoshta këtu ka vend edhe për punë më të detajuar nga ana ime si trajner”, kështu theksoi trajneri i Orikut, Artan Sakaj, i cili për këtë situatë ka gjetur edhe “fajtorë” të tjerë.

“Ne jemi munduar që t’i eliminojmë ndeshje pas ndeshje mangësitë që kemi konstatuar, por terrenet sportive dhe dëmtimet që kemi patur në këto 14 javë kanë qenë realisht pengesat kryesore që skuadra nuk arriti renditje më të mirë. Për pjesën tjetër të sezonit do të kërkoja më shumë ego në fushë nga skuadra”.

Për këtë periudhë pa aktivitet zyrtar, Sakaj deklaron se Oriku rinis përgatitjet më 7 janar 2019, ku veç përgatitjeve është menduar edhe për merkato. “Deri në fillimin e pjesës së dytë të këtij sezoni, kemi menduar që krahas përgatitjeve që do të nisin në datën 7 janar, të jemi prezentë në merkato vetëm me futbollistë që të bëjnë diferencën nga këta që kemi aktualisht. Oriku do të synojë renditjen në pesë skuadrat e para të Grupit B”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *