Sahiti: Është koha që Kosova të synojë diçka të madhe

Trajneri i përkohshëm i Kosovës, Muharrem Sahiti, ka folur për shortin në Nations League, por edhe për të ardhmen e tij, pasi së shpejti Kosova do të bëhet me trajner të ri.

“Mund të pretendojmë të kualifikohemi, tashmë dimë kundërshtarët, nuk do të jetë e lehtë, por nëse luajmë mirë, mund t’ia dalim. Skuadra jonë është cilësore, por i duhet punë dhe kohë. Unë jam optimist. Në grupin e Kupës së Botës kishim përballë rivalë tepër superiorë, ishte e pamundur të pretendonim për majat e renditjes. Synimi ynë ka qenë të zhvillojmë këta lojtarë, duke grumbulluar përvojë, ndërsa tani është koha që të mendojmë edhe për rezultatet, pasi shanset janë për diçka të madhe”.

“Kosova? Së shpejti do të bëhet me trajner të ri, por unë do të vijoj të bashkëpunoj me Federatën e Kosovës, sipas marrëveshjes që kemi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *