Sahiti debuton te AEL Larisa me derbi shqiptar

Suad Sahiti debutoi te Ael Larisa në miqësoren që skuadra e tij luajti përballë Pas Janinës së Andi Lilës. Një derbi shqiptar, që pa si fitues ekipin e Lilës, me golin e realizuar nga Aleksandër Nikolais prej minutave të para.

Për mesfushorin me tipare sulmuese, të huazuar nga Skënderbeu vetëm pak ditë më parë, ky ishte debutimi me ekipin e Superligës greke. Duke qenë një ndër lojtarëve të fundit të afruar në skuadër, natyrisht edhe hapësira në miqësore ishte e pakët.

Sahiti u aktivizua vetëm në pjesën e dytë te testit te Ael-i, ndërsa e njëjta gjë ndodhi edhe me Andi Lilën, që hyri në fushë si zëvendësues. Megjithatë, ashtu si duket edhe nga fotografia, dy shqiptarët nuk u kursyen duelet në fushë me njëri-tjetrin, pasi ky është momenti ku duhet të bindin trajnerët përkatës për të fituar sa më tepër hapësira në ekipet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *