Sahiti alarmon Skënderbeun

Në një kohë që Emiljano Vila është bërë përforcimi i fundit dhe pritet mbyllja e merkatos me ndonjë sulmues, nëse do të dalë ndonjë okazion, Skënderbeu është në ankth për Suad Sahitin.

Mesfushori i afruar me bujë në verë është dëmtuar dhe ka ndalur minifazën përgatitore, duke u kthyer në Shqipëri para kohe, për të kryer kontrolle të detajuara, raporton sportal.al.

Mesfushori e ka pasur të vështirë të bëhet titullar në pjesën e parë të sezonit dhe ky dëmtim e penalizon edhe më shumë, nëse do të mungojë për shumë javë, por gjithsesi Skënderbeu nuk do të kthehet në merkato për mesfushor të majtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *