Sahid Prizreni akuzon KOKSH-in për bursat olimpike

0

Florian Behlula

 

Trajneri i Tiranës në sportin e mundjes, Sahit Prizreni, e konsideron një skandal të madh vendimin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar për të mos i akorduar bursë olimpike Egzon Shalës, edhe pse ai është mundësi më cilësor dhe i përzgjedhuri i vetëm nga Federata Shqiptare e Mundjes për të përfituar bursë. Sipas Prizrenit, qëndrimi i KOKSH-it, është absurd dhe në kundërshtim me kriteret që duhet të plotësojnë sportistët për përfitimin e bursave olimpike. “Është absurde se si një sportist si Egzon Shala, i shtati në botë, i pesti në Europë dhe kampion i vendit nuk përfiton bursë, që i akordohet një mundësi tjetër, i cili gjithashtu është sportisti im. Federata e Mundjes ka dërguar vetëm një emër në listën e kandidatëve dhe ky është Egzon Shala, por KOKSH-i ka bërë zgjedhe jo në bazë të kritereve, por të preferencave personale të drejtuesve”, deklaron ish-kampioni i mundjes.

Për kreun e KOKSH-it – Prizreni pretendon se vendimit i KOKSH-it, me president Viron Bezhanin, vjen si hakmarrje ndaj tij, pasi edhe në vitin 2011 kur përfaqësonte ngjyrat kuqezi në arenën ndërkombëtare, nuk i është akorduar bursë olimpike. “Unë e shoh si hakmarrje personale të drejtuesve të KOKSH-it ndaj meje. Argumenti se Egzon Shala është kosovar dhe se mund të largohet është absurd”, tha Prizren.

Përplasja me KOKSH-in – Trajneri dhe mundësi kuksian, që përfaqëson ngjyrat e Australisë, thekson se ka mbështetjen e plotë të Federatës Shqiptare të Mundjes në këtë përplasje me KOKSH-in: “Viron Bezhani është në konflikt të hapur me komunitetin e mundjes. Unë para se të kërkoja të drejtën për Egzon Shalën jam konsultuar edhe me Federatën e Mundjes, pasi unë jam pjesë e këtij komuniteti”. Në reagimin e tij nëpërmjet një komunikimi telefonik, presidenti i KOKSH-it Viron Bezhani i konsideron të pavend pretendimet e Prizrenit, duke kujtuar se ndarja e bursave olimpike bëhet nga një komision i posaçëm teknik dhe si ai personalisht, nuk ka ndikuar në vendimet e këtij komisioni.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image