Sadiku zbulon skemën: Ja çfarë më pëlqen nga Reja, dua të jem deçiziv këto dy ndeshje

Armando Sadiku është gati për ndeshjet kundër Islandës dhe Moldavisë. Sulmuesi i Luganos ka folur në konferencën për shtyp, duke prekur disa tema të ndryshme.

Bomberi nga Elbasani zbulon trajnerin e ri dhe atë që i pëlqen më shumë prej tij. Dëshira për të luajtur dhe shënuar është e madhe, ndërsa nuk mungon një koment për kundërshtarin viking.

Në fund e ardhmja. Kartonin e 28-vjeçarit e zotëron Levante dhe në verë ai do të rikthehet përsëri në ekipin spanjoll.

TRAJNERI I RI – “Normal që misteri ka punuar dje në stërvitje skemën që do ta praktikojë në ndeshjen me Islanën, 3-5-2. Ka qenë një stërvitje intensive dhe duket që i pëlqen të rri në fushë dhe të japë këshilla për çdo lojtar. Gjithashtu i dëgjon edhe opinionet tona dhe kjo është diçka pozitive për ne.”

PËRGATITJA E NDESHJES ME ISLANDËN – “Fatmirësisht kemi kohë deri në ndeshjen me Islandën dhe çdokush duhet ta përgatisë veten. Është gjë pozitive që kemi kohë. Titullar? Nuk e di, dje ishte dita e parë, sot dita e dytë, nuk mund të them diçka për këtë pjesë.”

FORMA E SADIKUT – “Gjithmonë jam munduar të jap më të mirën time, si në klub ashtu edhe në Kombëtare. Kur më është dhënë rasti jam munduar të shënoj, siç bëra ndaj Andorrës, pavarësisht se nuk isha në formën time optimale. Do të më pëlqente shumë të isha deçiziv edhe në këto dy ndeshje, ashtu siç kam qenë edhe më parë.”

NDRYSHIMI -“Ka qenë një ndryshim brezi. Pas Francës kanë ardhur shumë prurje të reja. Edhe ju e dini që kemi pasur probleme në klubet tona dhe shumica nuk kanë luajtur. Me rregullat që kishte Panuçi në fillim krijuam raport të mirë me të, por te ne forca më e madhe ishte grupi. Kjo gjë duhet përmirësuar, të jemi një grup i vetëm si në Europian. Me trajnerin e ri atmosfera është shumë e mirë dhe besoj se do të rikthehet ai grupi që me Panuçin mungoi.”

KUNDËRSHTARI – “Kam luajtur vetëm një ndeshje ndaj Islandës dhe është një ekip shumë i fortë në ajër. Kanë shkuar në Europian dhe Botëror dhe janë bërë një ekip me shumë ekpseriencë tashmë. Do të mundohemi t’i harrojmë dy prezencat që kemi bërë më para dhe të mendojmë për këtë ndeshje. Të shkojmë atje dhe të marrim rezultatin maksimal, pasi shoh edhe ndryshim në atmosferën në kombëtare.”

“Më pëlqen shumë që të jem i lirshëm. Kjo ka qenë forca jonë, të jemi bashkë dhe të krijojmë grupin. Vetëm kjo gjë na bën të ecim para. Ambjenti që ka krijuar trajneri i ri është shumë pozitiv.”

REJA – “Gjëja e mirë që kam parë te trajneri është që flet me të gjithë lojtarët dhe çdokush ndihet i rëndësishëm. Ai po mundohet ta mbajë grupin të karikuar dhe t’i shpjegojë skemat që do të përdorën. Edhe në stërvitje po e praktikojmë skemën 5-3-2 dhe shpresojmë ta praktikojmë sa më mirë dhe ndaj Islandës të marrim pikët maksimale.”

E ARDHMJA – “Kam akoma dy vite kontratë me Levanten. Isha në huazim te Lugano dhe tani do të kthehem në Levante. Në korrik e kam programin dhe do të vazhdoj atje kontratën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *