Sadiku zbulon sekretin: E dallova që në tunel fitoren!

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku, ka realizuar dygolësh në fitoren në Haifa, teksa pikërisht kjo ka qenë edhe ajo që prisnim të gjithë … Bomberi kuqezi, që ka shënuar 9 gola deri tani, u shpreh kështu për “Supersport”. “E përgatitëm shumë mirë, u mblodhëm dhe folëm. Trajneri na ka bërë disa mbledhje dhe folëm gjatë. Lojtarët i shihje në sy përpara ndeshjes dhe mezi prisnim të fillonte ndeshja. Jemi të kënaqur që i kthyem reston Izraelit. Na mbetet peng ajo që humbëm në Elbasan. Sot jemi të kënaqur”.

Golat tipikë? “U mundova të bëj më të mirën time në tre katër momente. Me fat topi shkoi dy herë në rrjetë dhe jam i kënaqur. Ekipi u ndje më i qetë dhe çdo gjë shkoi shumë mirë. Ia dedikoj gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen”.

Sakaq, për RTSH tha: “Nuk ishte e thjeshtë, por ishin dy momente të pastra që mbrojtësit më lanë hapësirë. Bëra më të mirën time, për ta çuar topin sa më pranë shtyllën dhe jam shumë i gëzuar që pata fat, duke shënuar dy gola të rëndësishëm. Jemi të gjithë shumë të kënaqur, sepse na ka djegur shumë humbja në Elbasan dhe u kthyem reston, duke treguar se nuk jemi aq të dobët sa u duk pas humbjes në Elbasan. Sot ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, dihej, duke parë që edhe kishim humbur 5 ndeshjet e fundit. Jemi mbledhur e kemi biseduar, duke kërkuar arsyet e asaj që po na ndodh.

Sot u munduam të gjithë të japim 100%, jemi shumë më të qetë, sepse kemi marrë 3 pikë të arta, që në një farë mënyre na lejon të shkojmë të qetë me pushime. Personalisht, kam që në janar që nuk pushoj, ndeshjet e shumta kanë ndikuar, edhe sot isha pak i lodhur në fund, por tani jam i lumtur dhe shkoj me pushime i qetë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *