Sadiku sqaron të ardhmen, ka një kërkesë për tifozët

Armando Sadiku ka folur para mikrofonit të “Supersport” në lidhje me humbjen e kombëtares ndaj Islandës. Sulmuesi elbasanas shprehu keqardhjen për faktin që kuqezinjtë u kthyen pa pikë nga transfertë nordike, ndërsa foli dhe mbi planet e së ardhmes në rang klubi.

“Ekipi ndryshoi kishte një fytyrë tjetër, zhvilluam një lojë të mirë. Është për të ardhur keq që nuk morëm pikë në Islandë. Siç e pashë ndeshjen nga stoli dhe me aq minuta sa luajta nuk mu duk se Islanda na dominoi”.

“Ndoshta na mungoi disi uria dhe dëshira për të shënuar. I bëj thirrje tifozëve që të vijnë në stadium. Sidomos pasi ndeshje do luhet në Elbasan, qytetin tim të lindjes. Shpresoj që të jenë lojtari jonë i 12-të ashtu siç kanë qenë përherë”.

E ARDHMJA – “Do të vazhdoj te Levante. Kam një kontratë 3-vjeçare me ta dhe do t’i bashkohem ekipit në fazën përgatitore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *