Sadiku si Ferrari, por tashmë as garazhin nuk po sheh

“Nuk mund të lihet një Ferrari në garazh”, tha Armando Sadiku para pak ditësh, duke iu referuar uljes së shpeshtë në stol te ish-skuadra e tij, Legia e Varshavës, aty ku djaloshi 22-vjeçar Niezgoda, që i mori vendin në formacion, ka shënuar 9 gola në kampionat, 2 dje në fushën e Zaglebies.

Në ditën e fundit të janarit Sadiku shkoi në Spanjë, e bleu Levante për rreth 1 milion euro, por si në ndeshjen ndaj Realit të Madridit, ashtu edhe sot në derbin e madh kundër Valencias, sulmuesi kuqezi ka prenotuar një vend në tribunë.

Lista e të grumbulluarve të Levantes është sërish pa Sadikun, i cili gjatë prezantimit tha se ishte në formë perfekte fizike e mendore.

Trajneri e di më mirë, Sadiku kishe javë të tëra pa futboll, por nëse kjo histori vazhdon edhe pak javë kështu, Ferrari do të qajë me lot garazhin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *