Sadiku rezultoi me fanelën e gabuar, trajneri e ngre në piedestal: Na mungonte shumë!

0

Armando Sadiku ka luajtur në ditën e shtunë, por rezultoi se ishte me fanelën e gabuar. Sulmuesi shqiptar zbriti në fushë me Malagan, ndërsa në të njëjtën ditë, vetëm pak orë më vonë, luajti edhe Kombëtarja e Shqipërisë.

Në humbjen e djeshme të Malagas me rezultatin 0-1 ndaj Almerias, Sadikun e përzgjodhën si lojtarin më të mirë të ndeshjes. Pavarësisht se nuk arriti të shënoi, shpenzoi pafundësisht energji dhe përshkroi shumë kilometra për të ndihmuar ekipin.

Trajneri i Malagas, Sanchez, e ka ngritur në piedestal afrimin e ri: “Armando i dha skuadrës tonë diçka që ne na mungonte shumë. Ajo referencë në sulm, ka funksionuar shkëlqyeshëm, ka mbërritur në majë. Për shumë lojtarë sapo ka nisur një sezon, por jo për këtë rast. Sadiku ishte në formën më të mirë. Kur punon shumë, atëherë normalisht që edhe niveli do të jetë i lartë”, ka thënë Sanchez.

Sigurisht që e parë ftohtë dhe pas përfundimit të këtyre ndeshjeve, Sadiku mund të kishte rezultuar edhe si një zgjedhje më e mirë se Bekim Balaj në sulmin e Shqipërisë ndaj Francës. Por ajo që e trembi trajneri Reja, ishte fakti se Sadiku ishte pa ekip dhe nuk kishte minutazhin në këmbë. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.