Sadiku nuk ndalet më, sulmi i Shqipërisë në duar të sigurta

0

Lugano fiton, kush tjetër mund të shënojë veç Armando Sadikut?

Ylli i kombëtares sonë është kthyer në heroin e Luganos dhe duket qartë se Paolo Tramexani ka ditur të bëjë zgjedhjen e duhur me sulmuesin.

Sot Lugano fitoi 2-1 ndaj Lozanës dhe ishte një fitore shqiptare.

Sadiku shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e gjashtë, por miqtë barazuan pak më vonë, me mesfushorin e Kosovës Kololli që dha një asist.

Në pjesën e dytë erdhi goli vendimtar, me një tjetër shqiptar që shënoi, pasi Ezgjan Alioski i dha fitoren Luganos, që tashmë nuk ndalet më dhe ngjitet në vendin e pestë, diçka e paimagjinueshme deri para pak javësh.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here