Sadiku: Nëse tregohemi seriozë, ia dalim

Sulmuesi i kombëtares sonë, Armando Sadiku, ka komentuar shkurt në lidhje telefonike me Supersport shortin në Nations League. Sipas sulmuesit kryesor të Shqipërisë, mund t’ia dalim ta fitojmë grupin ku bëjnë pjesë Izraeli e Skocia.

“Është një grup i fortë, por nëse do të tregohemi seriozë, do të kemi sukses. E kemi treguar forcën tonë në Izrael, apo me Turqinë në miqësore, ku u treguam shumë seriozë, ndaj mendoj se mund t’ia dalim mbanë.

“Unë shpresoj të vazhdoj të jap maksimumin dhe të ndihmoj ekipin kombëtar, sepse është një ndjenjë e papërshkrueshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *