Sadiku me probleme, pak shanse ndaj Bosnjes

0

Armando Sadiku pësoi nj dëmtim ndaj Italisë dhe me 99% nuk do të luajë fare as kundër Bosnje-Hercegovinës. Sulmuesi i kombëtares ka një dëmtim në pulpë dhe nuk ka arritur të stërvitet sot, ndaj prania e tij në “Elbasan Arena” është thuajse e pamundur.

Në fakt, është një ndeshje dhe një stadium ku Sadiku do të dëshironte gjithnjë të luante, duke qenë se tek Elbasani arriti të evidentohej para largimit për në Zvicër dhe në atë qytet e adhurojnë.

Megjithatë, paraditen e ndeshjes ai do të tentojë sërish dhe nëse nuk do të ndiejë dhimbje, do të jetë i gatshëm, por vetëm nga stoli.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image