Sadiku konfirmon: Ofertë turke, vendos klubi

0

Armando Sadiku është në qendër të zërave të merkatos, pasi ditët e fundit është bërë publik interesimi i Rizesporit nga Superliga turke.

Vetë sulmuesi i kombëtares sonë ka konfirmuar gjithçka, duke folur në emisionin “Ruski Bar” në Supersport.

“Po, është e vërtetë që Rizespori po flet me Levanten dhe bisedimet vazhdojnë. Unë jam në pritje, kam lënë gjithçka në dorë të klubeve. Jam i lumtur në Spanjë, por nuk i dihet të ardhmes. Të shohim”, ka deklaruar Sadiku nga Elbasani, ku është duke kaluar pushimet, pranë familjes.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.