Sadiku, këtë radhë gol pa vlerë

0

Euforia e fitoreve të fundit duket se ka dëmtuar Luganon, që është rehatuar tani që ka kapur vendin e gjashtë në Superligën zvicerane.

Sot skuadra e drejtuar nga Tramexani u shpartallua 5-2 në Tun, në një ndeshje pa histori.

Dominim total nga Tuni, me Luganon që u zgjua vetëm në fundin e takimit, kur shënoi dy gola.

Dy asiste nga shqiptaro-maqedonasi Ezgjan Alioski, si dhe goli i fundit i ndeshjes nga Sadiku, i cili vazhdon të bëjë detyrën, edhe pse sot goli nuk vlejti për ekipin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here