Sadiku e Xhaka, ndër yjet e fundjavës zvicerane

0

Katër ndeshje, 3 gola dhe Lugano fluturon: Armando Sadiku ka bërë zgjedhjen e duhur për të vazhduar karrierën, duke u kthyer aty ku nisi karrierën zvicerane.

Tashmë sulmuesi kuqezi duket sikur nuk ka ikur kurrë dhe fundjavën e shkuar i dha fitoren skuadrës së Tramexanit, me një gol fantastik në Sant Gallen, që i ka vlejtur një vend në formacionin më të mirë të javës.

Armando Sadiku Goal HD – St. Gallen 0 – 1… by worldfoot

Për Sadikun është e dyta herë në 4 ndeshje që përfshihet në formacionin e javës, por aty kthehet edhe Taulant Xhaka, i cili ishte perfekt për Bazelin në fitoren ndaj Lucernës, duke mos humbur asnjë duel e duke qenë lideri i mesfushës.

Për dy shqiptarë që buzëqeshin, edhe një që nuk feston: mbrojtësi i Grasshopersit Alban Pnishi është përfshirë nga Blick në formacionin më të dobët të javës, duke shkaktuar edhe një 11-metërsh në humbjen e skuadrës nga Zyrihu.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image