Sadiku e nis ters, jashtë ndaj Realit

0

“Jam gati, fizikisht e mendërisht, ndihem shumë mirë”, tha dje në prezantim Armando Sadiku, por duket se nuk i ka mjaftuar për të bindur trajnerin Huan Munjiz ta përfshijë të paktën në stol.

Levante pret sot në mbrëmje Realin e Madridit dhe Munjiz ka lënë jashtë skuadre pikërisht sulmuesin e kombëtares shqiptare, për t’i dhënë kohë të stërvitet e ambientohet në Spanjë.

Është grumbulluar Xhanpaolo Pacini, me italianin që do të luajë menjëherë, sepse fizikisht është në formë të shkëlqyer, duke qenë se Seria A ka luajtur disa ndeshje në janar, ndërsa Sadiku nuk luan ndeshje zyrtare prej shumë javësh, me kampionatin polak që nuk ka nisur ende.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image