Sadiku dhe 4-1-4-1, prova gjenerale në Haifa!

Në mendjen e trajnerit De Biazit është përgatitur gjithçka, tani mbetet praktika në fushën e blertë, sot në orën 20:45

Në stërvitjen e djeshme në tokën izraelite, sigurisht, Xhani de Biazi s’ka provuar asgjë… Thjesht ka qenë testuese për fushën dhe për t’u mësuar me klimën dhe orarin.

Edhe pse, duhet theksuar, në mendjen e trajnerit kuqezi është padiskutim rikthimi në identitet dhe skema 4-1-4-1, pra me 5 mesfushë dhe një pykë, që do të jetë Armando Sadiku. Pikërisht sulmuesi i Zyrihut do të jetë edhe ai që do të provojë të udhëheqë ekipin me dëshirën dhe grintën.

Stadiumet e tensionuara dhe me shumë presion janë ato që e frymëzojnë më shumë. Ishte e vështirë për De Biazin që të lërë në stol Cikalleshin, por është alternativa e vetme që mbetet, pasi të tjerët s’janë sulmues të mirëfilltë.

Hyka, edhe pse lodhja ka qenë e madhe këto ditë, do të jetë në fushën e lojës, ashtu sikurse edhe Roshi, që goli ndaj Luksemburgut e ka rigjeneruar, ndërsa mesfusha me tre do të jetë e Abrashit, Kukelit dhe Memushajt.

Në mbrojtje, dyshja Mavraj-Gjimshiti do të jetë gati, ashtu sikurse Hysaj i majtë dhe Aliji i djathtë. Në portë, i superkonfirmuar Strakosha. Kuqezinjtë mbrëmë kanë zhvilluar edhe stërvitjen e fundit në Haifa, në stadiumin ku edhe sot do të përballenme Izraelin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *