Sadiku dëmtohet, De Biazi dhe Shqipëria në ankth

0

Sulmuesi ka dalë nga loja duke çaluar pas vetëm 18 minutash. Kukeli shërben asistin e një goli

 Lajm i keq për kombëtaren dhe Xhani de Biazin, edhe pse duhet të pritet dita e nesërme për ekzaminime të mëtejshme. Por, dëmtimi i Armando Sadikut pas vetëm 18 minutash në ndeshjen mes Zyrihut dhe Servetes është sigurisht një ankth më shumë për trajnerin Italian të Shqipërisë, duke qenë se sfidat ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës janë duke afruar. E ndërsa Sadiku, autor i katër golave Zyrihu nuk ka të ndalur dhe sot ka mposhtur në shtëpi 3-0 Serveten e Gjenevës, me dy gola të shënuar që në 20 minutat e para të takimit. Sakaq, Kukeli ka luajtur 79 minuta dhe ka dhënë asist për golin e dytë të ekipit të Zyrihut. Kur rezultati ishte 1-0 Sadiku shënoi gol, që iu anulua për pozicion jashtë loje, por në minutën e 18-të elbasanasi u detyrua të braktiste fushën e lojës për dëmtim, shkalla e të cilit nuk dihet ende.

Sport Ekspres

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.