Sadiku çon në spital portierin kundërshtar, Levante nuk fiton sërish

Armando Sadikut u kthye  e formacion sot të Levante, por ishte një ditë ters.

Sulmuesi kuqezi nuk arriti të jepte ndonjë kontribut të madh dhe bë fund të pjesës së parë u përplas keqas me portierin mik Diego Lopez.

Dëmtim i rëndë për portierin veteran, i cili përfundoi me urgjencë në spital, ndërsa Sadiku nuk vazhdonte dot më dhe në pushim u zëvendësua.

Në pjesën e dytë erdhën dy gola: Levante shënoi me 11-metërsh në minutën e 55-të, por Espanjoli barazoi në shtesë.

Rekord negativ në La Liga për Levanten, 15 ndeshje rresht pa fitore, vetëm 5 pikë dhe situata është dramatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *