Sadedini pas humbjes te Flamurtari: Nuk kam lidhje me ultimatumet, lojtarët nuk duhet t’i ngarkojmë

Flamurtari është në një krizë totale. Vetëm dy pikë janë marrë nga vlonjatët në këto tetë javët e para të kampionatit dhe arsyetimi se jemi ende në nisje të kampionatit, nuk shkon më në këtë pikë. Trajneri Sadedini e gjeti ekipi në një moment të vështirë, por nuk arriti të bënte më mirë.

Humbja e radhës ka ardhur në ditën e sotme, në “Elbasan Arena” me rezultatin 1-0 ndaj Teutës. Goli do të vinte nga Sherif Kallaku, që vendosi edhe fatin e takimit. Ndërkohë trajneri i vlonjatëve, Sadedini, ka theksuar për “Supersport” se Flamurtari meritonte më shumë se barazimi ndaj Teutës.

“Kemi luajtur si të barabartë me Teutën. Kemi keqardhje, sigurisht. Rezultati duhej të ishte barazim ose diçka më shumë për ne. Pak e vështirë që të ngarkosh lojtarët në këtë moment. Nuk i vë faj Pjeshkës te goli dhe futbollistëve. Unë jam shumë i kënaqur me ta dhe i përgëzoj për lojën e bërë. Nuk kam fare lidhje me tre pikshet dhe ultimatumet që shkruhen në media. Presion nuk ka nga presidenti dhe po përpiqemi të punojmë. Nuk e hoqa nga loja Sukajn, pasi ne kemi vetëm një Xhevahir dhe që presim të na zgjidh situatat. Fati nuk ka qenë me ne dhe po humbim me rezultate të ngushta”, ka thënë Sadedini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *