Sa zhurmë te Interi, po mendohet rikthimi i bujshëm

0

Mateo Kovaçiç është i gatshëm të rikthehet te Interi, raporton “La Repubblica”. Emri i kroatit është në qendër të vëmendjes së skuadrës zikaltër. Bisedimet midis drejtuesve të Interit dhe atyre të Real Madridit kanë nisur, me “Los Blancos” që duken të bindur për vlerën e mesfushorit.

Kovaçiç vlerësohet me 60 milionë nga Reali i Madridit, shumë për të cilën po negociohet. Gjithashtu, Interi po synon të bëjë një marrëveshje indirekte, pasi po mendohet për një huazim me të drejtë blerje për 25-vjeçarin, i cili kaloi dy vite e gjysmë në San Siro, para se të bashkohej me Realin e Madridit në vitin 2015.

Kovaçiç kaloi sezonin e shkuar në huazim në klubin e Premier Ligës, Çelsi dhe duket se nuk është në planet e Zinedin Zidan. Gjatë sezonit 2018-19, Kovaçiç luajti plot 51 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Në pothuajse 3100 minuta, ai shënoi dy gola dhe ishte pjesë e formacionet të Çelsit që fitoi Europa League.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.