Sa shumë pritje për shtëpinë e re, Partizani publikon pamjet e fundit nga punimet

Prej kohësh Partizani ka nisur punën për të ndërtuar kompleksin e tyre sportiv. “Shtëpia” e tyre e re po merr formë dita ditës, ndërsa vetë klubi ka ndarë me të gjithë sportdashësit pamje nga punimet. Këto të fundit janë duke shkuar drejt fundit dhe së shpejti të kuqtë dhe tifozët e tyre do të mund t’i gëzohen kompleksit të tyre.

Klubi i Partizanit njofton se për momentin është duke u ndërtuar porta e hyrjes qendrore, ndërsa sistemi qendror i kullimit të ujrave të gjithë kompleksit po shkon në hapat e fundit. Gjithashtu drejt përfundimt është duke shkuar edhe mbulimi i plotë i tribunës kryesore./Sport Ekspres/

Njoftimi i plotë:

Punimet në Kompleksin Sportiv dhe stadiumit të FK Partizani vijojnë me ritme të larta. Aktualisht po realizohet porta e hyrjes qëndrore të kompleksit dhe stadiumit. Drejt përfundimit të plotë është sistemi qëndror i kullimit të ujrave të stadiumit dhe gjithë kompleksit sportiv. Janë prodhuar elementët konstruktiv metalik, për mbulimin e Tribunës B (përballë), ndërkohë po përfundon mbulimi tërësisht i Tribunës qëndrore. Vazhdojnë punimet cilësore për infrastrukturën e brendshme të ambienteve të Tribunës qëndrore.